Saturday, April 25, 2009

DOWNLOAD YOUTUBE VIDEO per 1 sec

DOWNLOAD YOUTUBE VIDEO për 1 sec

Vetëm shko te ndonjë video në youtube.com dhe te URL adresa e kësaj vodeoje çvendose koodin e më poshtëm

javascript:b=fullscreenUrl;g=b.indexOf("t=");d=b.indexOf("&hl");h=b.substring(g,d);link="http://www.youtube.com/get_video?video_id=" + pageVideoId + "&" + h;location=(link);void(0)

Shtyp Enter dhe gjithçka është në rregull!!

Monday, April 6, 2009

Regullo file-t e koruptuar ne XP

Ky tutorial mundëson që të mësoni se si të rregulloni file-t e koruptuar që janë me probleme në sistemin tuaj operativ të XP. Eshtë shumë lehtë siko më poshtë:

Paisjet që duhen pa tjetër:

1. Windows XP Operating System
2. Windows XP cd

Tani ndiq hapat në vazhdim:

1. Vendose Cd e XPcd/dvd drive
2. Shko te Start
3. run
4. Shkruaj sfc /scannow dhe shtyp ENTER

Tani ajo do të fillojë të mbushet, duke i regulluar (fix files) skedarët me probleme që janë në Win XP.

Friday, April 3, 2009

WWW dhe Interneti

Hyrje

Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë gati e tërë kultura e njerëzve në mbarë botën e ka ndëruar “formën”. Paralel me zhvillimin e teknologjisë, kohëve të fundit një zhvillim të madh (eksplozion) ka patur edhe interneti. Një shumicë e madhe e njerëzve veprimet e tyre në jetën e përditshme i kanë të lidhura ngushtë me internetin.
Siç e përmenda më lartë, interneti ka pasë një zhvillim mjaft të madh kohëve të fundit, por interneti zanafillën e tij e ka pasur qysh më herët. Kryesisht interneti filloi duke u zhvilluar që në vitin 1989, kur vetëm 1000 ishin të lidhur në rrjetë komunikimi. Menjëhere pas kësaj filloi të rritet nevoja e njerëzve për përdorimin e internetit në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e komunikimit. Ky qe shkaku që numri i kompjuterëve të lidhur në rrjetë të fillon një rritje mjaft të madhe për një kohë shumë të shkurtë.
Zbulimi më internesant deri tani. Që nga 1997 interneti ka marrë përmasa të mëdha nëpër botë. Në vitin 1997 numri i kompjuterëve të lidhur në rrjet u rrit në 4,000,000.
Më parë interneti ka qenë vetëm disa faqe në të cilat shkruhej një dokument dhe shifej nga shumë të tjerë. Më pas filloi të kthehej në një pasqyrë informacionesh dhe komunikimi. Tani ç'do gjë mund të jetë e mundur në internet, audio (muzikë), video, animacione (Flashi, media player, QuickTime etj.),download, programe të ndryshme, chat dhe mos të flasim për tekste të ndryshme që tani janë gjë shumë e thjeshtë.
Pra edhe sot po vazhdon revolucioni i mediumeve të informimit dhe komunikimit, e veçanërisht në vendet e zhvilluara është duke u bëre si pjesë e pandashme nga jeta e njeriut. Për çdo ditë interneti gjen vend te posaçëm për përdorim të mëtutjeshëm në çdo lëmi të jetës. Interneti, përveç tjerash, sot shfrytezohet nga fëmijët për shkollim nga shtëpia.
Për dallim nga televizioni, radioja dhe mediumet e shtypit, interneti pikë së pari dallohet se ai nuk është kontrolluar nga shteti por është i lirë dhe nuk ka se kujt ti paguhet.



Zhvillimi i internetit

Interneti është një rrjetë që lidh të gjitha kompjuterët e botës. Ai ka fillimin në ushrinë e SHBA. Si fillim interneti është krijuar prej ministrisë së mbrojtjes në Amerikë gjatë periudhës së luftës së ftohtë për kundrapeshë ndaj Rusisë. Duke qenë të kërcënuar prej armëve atomike të shkatërrimit në masë u fillua një projekt komunikacioni nëpërmjet kompjuterëve tepër sekret dhe që u njoh me emrin ARPAnet (Advanced Research Projects Agency network), i cili ishte një rrjet që përfshinte 5 serverë ne tërë SHBA-në dhe përdorej ne fillim si rrjetë ushtarake. Është ndërtuar në vitin 1969, ku u krijua për të lidhur kompjuterët e kolegjeve dhe universiteteve për të bërë kërkime ushtarake. Më vonë me evoluimin e sistemeve të operimit dhe prodhimit në masë të modeleve relativisht më të shpejtë të kompjuterëve ajo u shtri si sistem komunikimi dhe informacioni nëpër universitete dhe institucione qeveritare. Sa më shumë që u lidhën kompjuterët, arpanet-i u zëvendesua me NSFNET, që ishte kontrolluar nga National Science Foundation. Nga 1980, interneti përveç kërkimeve ushtarake filloi të përdorej nga njerëzit e thjeshtë. Më pas me zhvillimin e shpejtë të network-ut si teknologji hardware dhe software po ashtu edhe dalja në skenë e gjuhëve të C, C++, Java, shënoi një avancim të dukshëm krahasuar me periudhën e përpara viteve 80 kur më tepër dominonte IBM. Gjuhët e programimit sigurisht u suportuan edhe prej ecjes paralel të teknologjisë të network-ut prej komplet serisë së Cisco routers dhe sistemet unix dhe linux servers. Kjo krijoi kushtet per daljen e kompanive të para të sigurimit të internetit ose që njihen ndryshe Internet Service Providers (ISP) të cilët filluan të ofronin dial-up internet me para, duke i dhënë përdoruesve access email-i, grupe diskutimi (chat), dhe transfer dokumentash nëpërmjet sistemit standart të përcjelljes. Nga 1993 kur provajderët komercial filluan të shesin lidhjen në internet tek shfrytezuesit, kur miljona njerëz u bënë shfrytëzues të rrjetit, fillon nje erë e re e komunikimit nëpërmjet të internetit.
Meritë kryesore i takon Microsoftit si dhe kompanive America on Line, CompuServe, Prodigy të cilat edhe sot përbëjnë kompanitë më të rëndësishme të sigurimit për lidhje në internet. 14% e totalit të përdoruesve të internetit sot janë të lidhura me America on Line.
U krijuan kështu strukturat e network-ut të quajtur Lan (local Area Network), relativisht i kufizuar në hapesirë, një rrjet lokal shumë i përhapur në universitete dhe institucione qeveritare dhe kompani të mëdha.
U krijuan sistemet dhe standartet e komunikimit midis kompjuterëve në siperfaqe shumë të mëdha gjeografike kontinentale që njihen ndryshe si WAN (Widen Area Network) si dhe protokolet TCP/IP që japin standartet dhe rregullat e lidhjes dhe komunikimit mes kompjuterëve nëpërmjet serverëve të niveleve të pare, të dytë dhe të tretë të mbështetura me programet e njohura, ASP, Unix, Linux, Apache etj. Kompjuterët të lidhur në internet komunikojnë duke përdorur Internet Protokol (IP), i cili e ndan informacionin në pjesë të vogla (informata të transmetuara në “copa”) dhe i drejton ato për në disa rrugë drejt destinacionit. Shpjegim i internetit janë kompjuterë që kalojnë informatat tek njëri tjetri duke përdorur IP. Përkrah IP, shumica e kompjuterëve në internet komunikojnë me Transmission Control Protocol (TCP), dhe ndërthurja quhet TCP/IP. Pra Internet - është lidhje e shumë serverëve dhe pc-ve (Personal Computer) në vende të ndryshme që komunikojnë zakonisht në TCP/IP protokol.
Në 1989, u realizua World Wide Web ( nje system internet-based me faqe të ndërthurura informacioni) dhe herët në 1990, kombinacion i emailit, web-it, dhe online chatit transformuan internetin ne nje domosdoshmëri nderkombetare. Me vonë pastaj dihet që interneti pësoi mbushje me faqe (websites), programe dhe informacion nga kontributi i miljona përdoruesve, bizneseve, organizatave etj.


W W W (World Wide Web)

WWW (world wide web) është ajo faqe të cilën ne e shohim në monitor të kompjuterit nëpermjet internetit, në të cilën janë të futur një numër i madh sendesh të formateve të ndryshme. Pra www është një medium global në të cilin njerëzit mund të informohen me burime të ndryshme të të dhënave, p.sh: për shitjet, blerjet, prodhimet e teknologjisë, universitetet internacionale dhe shumë e shumë të dhëna të tjera të cilat mund të jenë të formateve të ndryshme, si: tekst, imazhe, audio, video etj.
Lidhja e web-it me internetin është mjaft e ngushtë. Kështu që nëpërmjet të interntit ne mund të kemi hyrje në një numër mjaft të madh të faqeve të cilat gjinden të shpërndara nëpër botë vetëm nëpërmjet të një klikimi ose nëpërmjet të shkruarjes të një adrese. Web-i është nje medium që është mjaft praktik për tu përdorur. Këtë e karakterizojnë disa cilësi, të cilat i kanë mundësuar web-it që të jetë ai që është sot. Ato cilësi janë:

 Lehtë mund të përdoret
 Lehtë për të lëvizur vend ne vend
 Në të kombinohen fjalët me grafikën, zëri, filmi dhe xhdo gjë tjetër.
 Ka shumë vegla (tools) të cilat e lehtesojnë përdorimin e web-it (siç janë browser-ët).
 Është lehtë për të publikuar informata etj.

Në fillim web-i ka qenë i shpikur nga Tim Berners-Lee dhe shkencetarë të tjerë të CERN. Shkencëtarëve të CERN u nevoiteshte një hyrje në informatat që ishin të shpërndara në gjërësi të largëta, në kompjuterë të ndryshëm. Tim Berners-Lee, qe ai që e dha idenë e tij të parë, bazë, që çdo klienti ti mundësohet që të shikojë disa informata, dhe pastaj të tjerët shtuan ide të tjera mbi këtë ide. Pas kësaj u bë një marvëshje se si web-i do të punojë, ku u treguan disa principe:

 Nuk do të ketë një kontroll central. Çdo njeri mund të shikojë dhe mund të publikojë në web informata, çfar të dojë ai.
 Çdo web server të përdorë të njëjtat protokole:
1. http (Hypertext Transfer Protocol), si mekanizëm më të shpejtë dhe të sigurtë për transportimin e informatave për të komunikuar në web.
2. URL-ja (Universal Resource Locator) të përdoret si adresë për një rrjetë më të gjërë.
3. për të gjithë browser-ët të përdoret e njëjta gjuhë bazë - HyperText Markup Language HTML.

Përveç këtyre principeve, për komunikim nëpërmjet web-it, me rëndësi më të madhe është faktori se si web-i është i ndërtuar në internet



Web-i dhe interneti

Si bazë kryesore e web-it është interneti. Web-i është i ndërtuar në internet, d.m.th. edhe shfrytëzimi i web-it mund të bëhet nëpërmjet internetit.
Interneti është aspekt fizik, kompjuterë, rrjet dhe shërbime. Ai na jep mundësi që prej kompjuterit tonë të lidhemi me një numër të madh të kompjuterëve nëpër botë.
Ndërsa web-i është si një pjesë abstrakte, një bashkësi e shërbimeve në krye të internetit. Pra është një bashkësi protokolesh dhe veglash (tools) të cilët na lejojnë të shkëmbejmë informacionet me njëri-tjetrin.
Për tërë këtë, në internet është e nevojshme që të ketë lidhje dhe një bashkësi veglash që për tu realizuar komunikimi apo marrja e informatave nga kompjuteri, ato janë:

 browser-ët
 server-ët/gateways
 addressing schemes
 protokolet e perbashkëta etj

Për të kuptuar me qartë se si punon web-i dhe interneti më mirë mund të shërbehemi me grafikën të poshtëshënuar (të kopjuar nga interneti)



Pra komunikimi mund të arrihet nëpërmjet të dy paisjeve kryesore. E kemi serverin dhe klientin. Serveri është një program i cili hap një portë të caktuar në kompiuterin tënd (p.sh: web server hap porten 80).
Klienti i cili konektohet tek porta e serverit, dërgon pak informacione për të marë shumë më tepër (p.sh: internet explorer bën konektim tek porta 80 e çdo ip-je dhe i dërgon serverit informacionet e faqes që kërkon me anë të header-ëve, kështu serveri i kthen përgjigje duke i transmetuar source-in e faqes të cilën internet exploreri e deshifron dhe e kthen në një faqë nëpërmjët gjuhëve të ndryshme që përdoren HTML.4.0)


Përdorimi i web-it sot

Web-i sot përdoret në drejtime mjaft kreative dhe interesante, prandaj edhe dita ditës shtohet numri i përdoruesve. Web-i sot përdoret për qëllime të lloj-llojshme. Përdoruesit janë të fushave të ndryshme:

 kompanitë e ndryshme në tërë botën
1. për komunkim të jashtëm
2. për të informuar publikun me produktet
3. për tu njohur me “pazarin”
4. bashkepunim me partnerët e biznesit
5. për informim të mbrendshëm
 për qëllime edukimi të lëmive të ndryshme
 për on-line lajme të reja
 për informata të librave
 për qëllime të qeverisë apo të shtetit
 për interesa personale tj.

Një aplikim të madh sot web-i gjen veçanërisht në lëmin e biznesit, në të cilën akoma më tepër po bëhet zhvillimi i tregtisë nëpërmjet të internetit, pra pagesa dhe marrja e mallit nëpërmjet të internetit pa kurfarë kontakti tjeter. Pra web-i është ai nëpermjët të cilit mund të realizohen një numër i madh i qëllimeve të ndryshme.


Kërkimi (surfing) nëpër internet

Në web, egzistojnë një numër i madh i veglave (tools), të cilat na mundësojnë lëvizje apo kërkim nëpër faqet e internetit. Secili mund të gjejë shumë shpejt burimet apo informatat për të cilat ai është i interesuar. E gjjithë kjo mund të bëhet kryesisht nëpërmjet të shënimit të adresës apo URL-së (për shembull www.diçka.prapashtesa, ku prapashtesa mund të jetë: .com, net, .gov, .edu, .org etj, mvarësisht prej asaj se çka kërkojmë. Pasi që në internet sot egzistojnë një numër mjaft i madh i faqeve, është problem për të gjetur atë çka neve na nevoitet. Por edhe për këtë ka web të cilët e ofrojnë këtë ndihmë nëpërmjet të kërkimit (search). Si web të tillë janë: Yahoo, Alta Vista, WebCrawler etj. ku nëpërmjet të shënimit të emrit të sendit që e kërkojmë, ku edhe hapen mijera faqe që kanë të bëjnë me kërkesën tonë.
Lehtesia e gjindjes nëpër internet e kanë mundësuar që web-i dhe interneti të jenë diçka shumë e rëndësishme dhe të arrijë një zhvillim që ende sot e sot po vazhdon dhe të cilit nuk i dihet fundi.

Thursday, April 2, 2009

Jepi prapavije (background) USB flash diskut

Si t'i japim prapavijë apo background USB flash diskut?
Vepro kështu:
1. Kopjo (Copy) këtë kod dhe vendose në një tekst editor siç është Notepad, pastaj rruaje si "desktop.ini"

Kodi:
[.ShellClassInfo]
IconFile=%SystemRoot%\system32\SHELL32.dll
IconIndex=127
ConfirmFileOp=0

[{BE098140-A513-11D0-A3A4-00C04FD706EC}]
Attributes=1
IconArea_Image="emri_i_fotos.jpg"
IconArea_Text="0xFFFFFF"
VeBRA sources - don't delete the tag above, it's there for XXXXX purposes -
[ExtShellFolderViews]
{BE098140-A513-11D0-A3A4-00C04FD706EC}={BE098140-A513-11D0-A3A4-00C04FD706EC}
{5984FFE0-28D4-11CF-AE66-08002B2E1262}={5984FFE0-28D4-11CF-AE66-08002B2E1262}

[{5984FFE0-28D4-11CF-AE66-08002B2E1262}]
PersistMoniker=Folder.htt
PersistMonikerPreview=%WebDir%\folder.bmp

(Kujdes te: IconArea_Image="emri_i_fotos.jpg" shkruaje emrin e fotografisë që do ta vendosni.)

2. Vendos desktop.ini dhe emri_i_fotos.jpg në USB flash diskun dhe bëji këta skedar Hidden që të mos duken (pra klik me te djathten > proporties > hidden > ok).
3. Refresh .. dhe shikoje ndryshimin e prapavijës.

Wednesday, April 1, 2009

Aktivizo / Caktivizo Task Manager

Enable / Disable the Task Manager

Kliko tek Start dhe shko te Run
Shkruaj gpedit.msc në dritaren dialoguese që do të hapet dhe shtyp OK
Në drtaren që do hapet navigo Group Policy
Selekto User Configuration
Selekto Administrative Templates
Selekt System
Selekto opsionin Ctrl+Alt+Delete
Selekto Remove Task Manager
Dopjo klik mbi opsionin Remove Task Manager
Dhe bëje Enable

Edito Web Sitet, mund te levizni cdo gje.

Edito ndonjë website, mer ndonjë web faqe si p.sh. google.com

Kopjo (Copy) dhe çvendos (Paste) kodin e mëposhtëm tek adress bar (url adresa):

Code:
javascript:document.body.contentEditable='true'; document.designMode='on'; void 0

Pastaj shtyp Enter
Kap me maus dhe edito apo leviz çfarë të duash nëa web faqe.