Wednesday, November 16, 2011
Cka eshte Google Gravity
Google Gravity eshte nje projekt eksperimental i mrdoob.com. Ne Google Gravity te gjitha faqet qe i hapni do te duken sikur jane subjekte nen terheqjen e forces se gravitetit.
Qe te testoni se si do te jete Google Gravity, hap Google.com, dhe kerko Google Gravity te shiriti i kerkimit "search" dhe shypni Enter ose klikoni me maus mbi butonin e kerkimit. Se shpejti do te veni re ndryshimin e renjes se te gjitha objekteve nga faqja, poashtu ju mundeni te kerkoni edhe per dicka tjeter dhe perseri do te jeni nen forcen e gravitetit. Gjithsesi per te pare ne praktike se si duket kliko ketu.
Sunday, November 6, 2011
Kartela e rrjetës
Kartela e rrjetës (Network Interface Card - NIC)
Kartela e rrjetës komunikon me rrjetën nëpërmjet lidhjes serike, ndërsa me kompjuterin komunikon nëpërmjet lidhjes paralele.
Çdo kartelë e tillë kërkon një IRQ (interrupt request), adresën hyrje/dalje (input/output address) dhe softverin përkatës për të punuar me një sistem operativ (shembull me windows).
Kjo kartelë mund të disejnohet si kartelë e tipit Ethernet, kartelë Token Ring apo si kartelë FDDI (fiber distributed data interface).
Kur të bëhet zgjedhja e kartelës se rrjetës, duhet të kemi parasysh tre faktorë kyç:
- Tipi i rrjetës (p.sh. Ethernet, Token Ring apo FDDI)
- Lloji i mediumit (p.sh. kabllo me tela të përdredhur ne çifte,
kabllo koaksial, apo kabllo me fije optike)
- Tipi i magjistrales (p.sh. PCI tek kompjuterët më të ri apo ISA tek kompjuterët më të vjetër)

Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (Bandwidth)
Paraqet transmetim informatash për njësi të kohës (kapaciteti i paketave)
Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (ang. Bandwidth) e matë kapacitetin e paketave (që matet me bit) në njësinë e kohës (që matet me sekonda). D.m.th njësia e bandwidth-it është bit në sekond (bps - bit per second).
Koncepti i bandwidth-it është i njëjtë sikur për LAN ashtu edhe për WAN.
Hardware-i i rrjetës
Në përdorim janë këto teknologji transmetuese:
Broadcast links
Point-to-point links
Broadcast links
Të gjith nyjet (kompjuterët) e ndajnë një kanal të vetëm komunikues
Mesazhet ndahen në paketa, të cilat pranohen “shihen” nga të gjith nyjet tjerë. Nëse paketa është për nyjen konkrete e pranon, e nëse jo nuk e pranon.
Në Sistemin broadcast paketat adresohen kah të gjith nyjet me përdorimin e një kodi special në fushën e adresave.
Point-to-point links
Përbëhet nga disa lidhje ndërmjet ciftit individual të nyjeve
Kalon nëpër shumë nyje dhe paisje tjera deri në destinacion
Paketat kalojnë nëpër shumë rutime me gjatësi të ndryshme, për të cilat nevojitet optimizim
Transmisioni point-to-point më i thjeshtë është me një pranues dhe një dërgues – unicasting
Klasifikimi i rrjetave
Varësisht nga madhësia e tyre fizike rrjetat mund t’i klasifikojmë:
Personal area network (PAN)
Lokal area network (LAN)
Metropolitan area network (MAN)
Wide area network (WAN)
Internet
Personal area network (PAN)
Bëjnë pjesë rrjetat për një person:
Kompjuteri i lidhur në wlan me miun, tastierën, printerin.
Lidhja me PDA
Lokal area network (LAN)
Janë rrjeta private të shpërndara në një ndërtesë, kampus ose në një sipërfaqe më të gjerë prej disa km2
Zakonisht lidhin kompjuter personal, stacione punuese të kompanive më të mëdha dhe mundësojnë këmbim informatash dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta
Rrjetat LAN dallohen nga llojet tjera të rrjetave me këto tre karakteristika:
Madhësinë
Teknologjinë transmetuese dhe
Topologjinë
Madhësina
d.m.th janë të kufizuara në madhësi (distanca të kufizuara)
Teknologjia transmetuese
LAN-et shfrytëzojnë teknologji transmetuese kablore dhe valët elektromagnetike, me të cilët arrijnë shpejtësi 10Mbps – 100Mbps, por në disa varianta edhe deri më 10Gbps.
Topologjitë
Në broadcast LAN janë të mundshme topologji të ndryshme, ku një nyje (kompjuter) është master (topologjia bus) dhe u mundëson të tjerëve të transmetojnë.
Një nyje mund të dërgojë, kurse tjerat në atë kohë duhet ti shmangen dërgimit dhe për këtë arsye përdoret një mekanizëm special për shmangie të transmetimit nga dy ose më tepër nyje përnjëherë.
Njihen dy topologji të tilla.
Bus
Ring
Topologjia bus
Njëra është topologjia bus ose Ethernet IEEE 802.3, e cila operon në shpejtësi 10 Mbps deri në 10 Gbps.
Kompjuterët në këtë lidhje mund të dërgojnë kur të kenë nevojë, por nëse ndodh kolizion i dy ose më tepër paketave, atëherë cdo kompjuter ndërpret me transmetimin dhe pret një kohë të caktuar (sipas algoritmeve të rrjetës) dhe përsëri tenton të transmetojnë.
Topologjia ring
Bitët (informatat) kalojnë në mënyrë të vazhduar (varg) njëri pas tjetrit
Njihet si Ethernet 802.5 dhe operon në shpejtësi 4 – 16 Mbps
Broadcast Rrjetat statike dhe dinamike
Varësisht nga shpërndarja e kanalit, rrjetat broadcast ndahen në
Statike dhe
Dinamike
Rrjetat broadcast statike
Ndahet një interval statik i caktuar dhe me këtë u mundësohet nyjeve të dërgojnë vetëm kur vjen intervali i tyre kohor
Rrjetat broadcast dinamike
Mund të jenë:
të centralizuara dhe
të decentralizuara
Te rrjetat e centralizuara egziston një entitet, i cili menaxhon me rendin e pritjes sipas algoritmeve të caktuar, duke caktuar sejcilën nyje se kurrë do të dërgojë.
Te rrjetat e decentralizuara nuk egziston entitet për menaxhimin me rendin e pritjes, por sejcila nyje mund të dërgojë kurrë të ketë nevojë. Për shmangie të kaosit në këtë rast egzistojnë algoritme të shumtë.
Metropolitan area network
Mund të mbulon një qytet dhe është analoge me TV kablovik
Janë të ngjashme me sistemet ad-hoc
Wide area network
Përfshin hapsirë të gjerë gjeografike të shteti ose kontinenti
Zakonisht nyjet në të quhen hoste, të cilët janë të lidhur në communication subnet ose subnet
Hostet (PC) janë private, ndërsa subnet-et mund të jenë kompani telekomunikuese ose Iternet service provider.
Në WAN subnet-et përbëhen nga dy komponenta:
Linjat transmetuese (kabllot UTP, STP, koaksial, optik valor).
Elementet kontaktuese (switching), të cilët janë kompjuter special që bëjnë konektimin e dy ose më tepër elementeve kontaktuese. Kur Të dhënat arrijnë në këto elemente kontaktuese nga ndonjë linjë hyrëse, atëherë këto elemente zgjedhin ndonjë linjë të jashtme për përcjelljen e tyre.
Këto elemente shpesh quhen router.
Subnet-i formohet nga linjat komunikuese dhe ruterët, nëpërmjet të cilëve kalojnë paketat për të arritur nga hosti burimor në hostin destinacion
Nëse ndërmjet dy router-ëve nuk egziston lidhje fizike, atëherë paketat përcjellen nëpër router-ët tjerë të quajtur intermediate router dhe ky subnet quhet store-and-forward ose packet-switched
packet-switched përkrah fragmentimin e paketave
Wireles network
Rrjetat pa tela mund të ndahen në tre kategori:
System interconnection
wireless LAN
wireless WAN
System interconnection
Përfshin interkonektimin e komponentave të kompjuterit me radio valë në distanca të vogla
Disa kompani e kanë dizajnuar Bluetoth-in për rrjeta pa tela në distanca të vogla. Bluetoth-i mundëson kycjen e kamerave digjitale, dëgjueseve, skenerit dhe paisjeve tjera të cilat lidhen në kompjuter.
Sistemi mundëson lidhjen master-slave (kompjuteri është master, kurse slave janë miu, skeneri, tastatura..)
Masteri cakton adresën e përdorimit, a mund të transmetojnë, sa kohë mund të transmetojnë, cfarë frekuence mund të përdorin etj.
Wireless LAN
Këtë sistem e përbëjnë wlan modemët dhe antenat
Në vend të kabllove përdoret mediumi i lirë
Ky standard njihet si IEEE 802.11
Shpejtësisa është rreth 50Mbps, dhe mund të arrijë distanca deri në disa dhjetra metra
Wireless WAN
është zhvilluar në tre etapa:
Analoge dhe mbështet vetëm zërin
Digitale dhe mbështet vetëm zërin
Digitale dhe mbështet zërin dhe të dhënat
Përbëhet nga qeli të wireless LAN, por me shpejtësi më të vogla dhe distanca më të mëdha
Kufiri i epërm i Shpejtësisë është 1Mbps, ndërsa distanca ndërmjet stacioneve bazë dhe hosteve mund të jetë disa kilometra
Internetworks
Rrjetat me hardware dhe software të ndryshme mund të konektohen me gateway
Këto rrjeta të interkonektuara quhen internetwork ose internet
Internetwork paraqet një kolekcion LAN-esh të konektuar në WAN
Subnet dhe rrjetë nuk formojnë internetwork
Tuesday, February 22, 2011
Si te perdorni Webcam e kompjuterit tuaj siur te jete kamere e sigurise
PSE?
Disa nga arsyet per te per te aktivizuar webcam te regjistron cdo levizje:
a) Nese jetoni ne nje vend tjeter, pjese e diskutushme per ju dhe jeni kurioz te dini se cfar ndodh ne dhomen tuaj nga dikush qe shte i bezdisshem.
b) Keni ndonje problem te dikutushem me pronarin tuaj, per zhurme apo dicka tjeter, nuk shkon dicka ne rregul dhe me kete vertetoni se kush ben levizjet neper ambient.
c) Nese doni te dini se kush ju perdor kompjuterin tuaj, nese ju i keni ndaluar qe ta prekin PC tuaj personal, qe te mos ju instaloje ndonje spyware, toolbar, apo ndonje software tjeter qe nuk eshte i deshirueshem per ju etj.
Cfare?
Per kete tutorial ju nevoitet:
Nje PC me sistem operativ Windows 98, ME, 2000, XP, Win 7
Nje kamere (ose dy kamera per te shikuar hapesire me te madhe)
DORGEM - Programi qe eshte falas (open source) qe autori i tij nuk dihet, nuk mund te kontaktoni dhe nuk jep asnje pergjigje nese i shkruani ne e-mail.
Ju duhet FTP nese psh dikush hyn ne dhome dhe ju vjedh kompjuterin tuaj, kjo mundeson qe fotografite te rruhen larg PC tuaj, pra ne FTP.
Si?
Se pari duhet te keni te instaluar web kameren tuaj, pastaj shkarkoje programin DORGEM dhe instaloje hap pas hapi duke ndjekur Next si zakonisht.

Klikoni butonin Preview qe te shfaq pikpamjen e webcam tuaj qe ka. Rregullojeni ate qe te shikon ate siperfaqe qe deshironi.


Klikoni butonin Source qe te beni ndryshimet Brightness, Contrast ose ndryshime te tjera. Kliko OK atehere kur ju jeni te kenaqur me rezultatin.

Kliko ne butonin Options

Kliko ne kutine perpara Use motion detection. Disa kamera nuk funksionojne sic duhet nese nuk e keni zgjedhur kete opsion, nese nuk do te behen fotografite e castit ne cdo moment qe duhet. Prandaj ju duhet qe te zgjidhni dhe kete opsion.

Kliko OK pasi qe te kesh bere 'enable' opsionin e permendur qe eshte shfaqur ne dritaren dialoguese te Dorgam. Ju duhet te krijoni nje 'profil' - qe Dorgam i referohet ne Storage events. Kliko ne Stoore settings butonin qe te krijoni ne ngjarje.

Zgjidhe File dhe kliko OK

Fusni nje emer: per ngjarjet qe do regjistroni, sigurohu ne ate qe shkruan, zgjidhe se ne cfar direktorimi do e rruash ate skedar qe do te regjistrohen te gjitha fotografite. Zgjidh se ne sa sekonda do te behet fotografija psh, ne cdo 1 sec ne cdo 2 sec apo me shume, nvaret se se levizje ka vendi ku do regjistroni dhe sa ju duhet ju te keni te dhena
.
Tani do tregojm se si dhe ku do rruhet ky folder (skedar). Dorgem mundeson qe me emrin e fajllave mund te manipulojme dhe ti shkruajme me karaktere te ndryshme. Nese perdorim %g qe ju jep vulen e kohes dhe %G qe jep vitin se kur eshte e bere fotografia.
Pikerisht per kete gje e kam mare me kete emer patio-camera%G%g. Klikoni Save dhe do rruhet ne destinacionin e deshiruar.


Kliko ne Close per t'u kthyer prapa ne dritaren kryesor te Dorgem.
Tani vejeni doren perpara kameres, ose ben ndonje levizje dhe do shikosh se jane bere fotografi ne levizjet tuaja. Per te pare keto fotografi shkoni te vendi specifik ku keni rruajt dosjen tuaj.
Nese nuk punon sic duhet, atehere shko dhe perserit hapin 3, dhe kontrollo nga e para opsionet. Gjithashtu, ndjehuni te lire dhe shkruani komente me poshte , dhe do te ndihmoj sa te mundem. ;)
Sunday, February 20, 2011
Create A Personal Screen Saver In Win Xp!
Krijo nje Screen Saver personal ne Win Xp
Kjo nuk eshte nje trick, por eshte nje tipar qe mundeson per tevene fotot tuaja dixhitale ti vene ne mbrojte te ekranit tuaj. Kto foto ju mund ti veni si screen saver dhe menyra qe te beni kete eshte si me poshte:
1. Kliko me te djathten ne nje vend bosh në Desktop dhe pastaj kliko ne Properties.
2. Kliko ne lidhjen Screen Saver.
3. Në listën Screen Saver, kliko Slideshow My Pictures.
4. Klikoni Settings qe te beni ndryshime, psh sa shpesh duhet te ndryshojne fotografite tuaja, sa duhet te jet madhesia e tyre, nese ju do te perdorni efekte te tranzicjonit para ndrimit te fotoveetj, dhe pastaj kliko OK.
Tani mbrojta e ekranit tuaj eshte nje shfqe e rastit te fotografise tuaj qe eshte e mare nga dosja (folderi) My Pictures dosjen.