Keni të instaluar ndonjë anti-virus program, keni dëshirë të testoni nëse punon siç duhet?
Eshtë një pyetje interesante se si mund që t'i jepet përgjigje. Shpresoj që do t'ju pëlqej ky test. Po provojmë me anë të një skedari Test "EICAR".
Ky është veç një skedar, vetëm për të testuar dhe nuk e dëmton aspak PC tuaj nëse anti-virusi juaj nuk punon apo nuk e njeh si virus.
Ja dhe hapat se si duhet vepruar:
1. Hape një tekst-editor (p.sh. si zakonisht Notepad)
2. Shkruaj tekstin në vijim:
X5O!P%@AP[4\PZX54(P^)7CC)7}$EICAR-STANDARD-ANTIVIRUS-TEST-FILE!$H+H*
3. Ruaje (Save) këtë skedar me emrin EICAR.COM në Desktop.
4. Hape nga Desktop-i këtë skedar duke klikuar me dopjo-klik për ta ekzekutuar.
Nëse softueri që keni të instaluar si anti-virus punon mirë atëherë do ta njeh si virus dhe nuk do lejon që të egzekutohet skedari .COM.
Sunday, March 15, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment